Një sherr masiv ka shpërthyer sot në urbanin e Kamzës, ku si pasojë një udhëtar është plagosur në vesh nga faturino i autobusit.

Sipas asaj që shkruan “Jeta osh qef” që publikon dhe foton e të plagosurit, shkak është bërë mospagesa e biletës nga ana e udhëtarit.

Duke iu referuar dëshmitarit në vendngjarje, faturinoja i acaruar, i ka bërë presion, ndërsa udhëtari i është kthyer duke e ofenduar. Pas kësaj ka plasur sherri me grushte, ndërsa faturinos i bien lekët. Sipas raportuesit, zotëria që ka refuzuar të paguajë biletën ka tentuar t’ia marrë lekët, ndërsa faturinoja e ka goditur më fort, duke i carë veshin.

Por, sherri nuk ka mbaruar me kaq, pasi urbani ka ndaluar dhe personi që kontrollon biletat ka dalë në mbrojtje të faturinos duke e goditur me shuplakë zotërinë e gjakosur.