Tre persona nga Tirana janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Eskorta”, të zhvilluar nga blutë e Kukësit, pasi kanë tentuar të kalojnë klandestinë në mënyrë ilegale, kundrejt përfitimit të shumave monetare.
U bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
1-Edmont Alishallari, 37 vjeç, banues në Tiranë,
2-Armand Mehmet, 45 vjeç, banues në Tiranë,
3-Aleksandër Lata, 31 vjeç, banues në Tiranë.
Tre të arrestuarit janë kapur në flagrancë, duke transportuar 19 shtetas të dyshuar afganë, me automjetet e tyre autovetura taksi, tip “Skoda” me targa AC837T, “Mazda” me targa AC 357T dhe “Opel-Astra” me targa AC 869 T.
Ata u kapën në dalje të tunelit të Kalimashit, me drejtim lëvizje Tiranë –Kukës dhe sipas policisë, tentonin t’i kalonin klandestinët nëpërmjet kufirit të gjelbër do t’i kalonin në Kosovë, me destinacion të mëtejshëm BE-në kundrejt fitimit.
Kjo çështje i kaloi Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kukës.





