Një shqiptar, me precedent të mëparshëm penalë, është ndaluar nga karabinierët e Ankonës, pasi i është gjetur në shtëpi gjysëm kg kokainë e pastër.
Sasia e lëndës narkotike ishte fshehur në një dollap.
Shqiptari 37 vjeçar punonte në një pikë karburanti dhe policia e ka ndjekur ndërsa kthehej në shtëpi.
Atij i janë gjetur dhe sekuestruar edhe 4.100 euro si dhe materiale të ndryshme për ndarjen dhe paketimin e kokainës, njofton agjensia ANSA.
Shqiptari është lënë në arrest shtëpie deri në përfundim të hetimeve.





