Jacqueline Vandagriff ishte vetëm 24 vjeç dhe vazhdonte studimet e larta në Universitetin e Teksasit.

Për herë të fundit u pa e gjallë, ndërsa dilte nga një lokal së bashku me 30-vjeçarin Charles Dean Bryant, burrin që do të kthehej në vrasësin e saj.

Sipas policisë amerikane, zjarrfikësit ishin njoftuar mëngjesin e 14 shtatorit për të fikur një zjarr në park. Kur ata mbërritën u përballën me një skenë rrënqethëse.

Ai që po digjej ishte trupi i një gruaje, i ndarë në copa. U deshën disa ditë që policia të identifikonte viktimën.

Autori i vrasjes së saj u kap falë regjistrimeve filmike të lokalit, ku ata ishin parë së bashku. Dy të rinjtë ishin njohur online dhe ksihin lënë një takim.

30 vjeçari që punonte si instruktor fitnesi kishte vetëm 4 ditë që kishte dalë nga burgu, kur i mori jetën 24 vjeçares.