Bëhet nënë në moshën 62 vjeçare. Pas 4 aborteve dhe një kure hormonale, një 62 vjeçare nga Napoli ka sjellë në jetë një djalë, të cilit i ka vënë emrin Elias.

Vogëlushi peshon 3.5 kg dhe është i gjatë 50 cm.

Sipas mjekëve, shtatzënia e 62 vjeçares Maria ka qenë e qetë dhe deri në muajin e shtatë, gruaja ka kryer rregullisht aktivitet fizik.

Nëna e “re” është shumë e lumtur dhe në gjendje shumë të mirë. 

Ndërkohë rekordin e mban një grua indiane, e cila solli në jetë një fëmijë në moshën 70 vjeç.