Angelina Jolie dhe Brad Pitt i kanë dhënë fund martesës së tyre. Tabloidi amerikan bën të ditur ditën e së martës së aktorja ka nisur procedurat e divorcit të hënën, ndërkohë që arsyeja e ndarjes mendohet të jenë mospërputhjet në çift.

Ata ishin në një marrëdhënie prej 12-vitesh, por muajt e fundit duket se gjëra midis tyre ishin ftohur. Të dy jetonin në shtëpi të veçanta dhe për herë të fundit janë parë bashkë në një dalje publike në muajin nëntor të vitit të kaluar, gjatë premierës së filmit “By the Sea”.

Burime të “The Sun” shprehen se “Angelina nuk ndihet e lumtur në martesën e saj dhe se po kërkon rrugën më të mirë për ta mbyllur atë pa shkaktuar probleme tek fëmijët. Ajo gjithashtu kërkon të marrë kujdestarinë e tyre."

Jolie nuk po kërkon të ketë përfitime financiare nga procesi i divorcit, të cilin e ajo e ka nisur më 15 shtator. Ky do jetë divorci i tretë i saj që pas atij me Johnny Lee Miller dhe Billy Bob Thornton.