Foto intime, topless ose me të brendshme. Gjithçka që ishte private në telefonin e gazetares sportive italiane Diletta Leotta ka përfunduar në rrjet.

Gazetarja bukuroshe dhe shumë popullore e televizionit Sky është viktima e rradhës e hakerave.

7 foto dhe një video e saj kanë përfunduar në internet dhe mund të shihen nga të gjithë.

Një dhunim ky i hapur i privatësisë për Leotta, e cila mund të ngushëllohet vetëm me faktin se nuk është i pari personazh i njohur, fotot nudo të së cilës përfundojnë në rrjet.