Biznesmeni libanez, i cili dy javë më parë u dhunua dhe u shantazhua që të tërhiqte investimet në Shqipëri është larguar nga vendi ynë ditën e sotme.

Në këtë foto të siguruar nga “Panorama”, shihet se ai është larguar me barrelë nga Shqipëria me një avion privat.

Biznesmeni Fadi Mitri ende nuk është rikuperuar nga dhuna e ushtruar ndaj tij, nga persona ende të paidentifikuar.

Po ditën e sotme, kompania e tij zyrtarizoi largimin nga Shqipëria dhe ndërprerjen e ndërtimeve për një resort turistik në Gjirin e Lalzit.

 

DEKLARATA E PLOTE E KOMPANISE

Sulmi barbar i datës 10 shtator kundër Z. Fadi Mitri dhe familjes së tij na ka hidhëruar dhe trishtuar pa masë.

Ky akt i rëndë kriminal ja ka dalë që të rrënojë përpjekjet e Omnix Albania përgjatë këtyre viteve të fundit për ndërtimin e një kompleksi turistik prej 450 milion USD në Gjirin e Lalëzit.

Ky projekt turistik konsistonte në ndërtimin e hoteli me 5 yje, 370 dhoma suita, me të gjithë elementët e tjerë të një standarti më të lartë, ambiente për shitje dhe dhënie me qira, aquapark, dyqane, bulevard, bare, restorante, etj.

Ky projekt gjigand synonte do të hapte rreth 1200 vende pune deri në vitin 2018, si dhe do ti japte Shqipërisë pamjen e një vendi si destionacion turistik numër 1 në Adriatik dhe balkan.

Me këtë investim Omnix Albania do të kontribuonte direkt në rritjen economike të Shqipërisë. Si konkluzion Omnix Albania dënon ashpër këtë ngjarje të rëndë kriminale, e cila sjellë indinjatë për cdo shqiptar.

Duke filluar nga sot Omnix Albania tërhiqet nga cdo investim në Republikën e Shqipërisë. Falenderojm qeverinë e Shqipërisë për kujdesin ndaj familjes së zotit Fadi Mitri në këtë moment të vështirë për ta.

I jemi mirënjohës të gjithë atyre miqëve, shumica shqiptar, të cilët kanë qëndruar pranë dhe kanë mbështetur familjen e zotit Fadi Mitri në këto ditë.

Jamal Abu Issa

Drejtues i OMNIX Group

****