Ditën e premte gjykata bullgare ka dënuar futbollistin Borislav Baldzhiyski me katër vjet burgim, për veprën e vrasjes së një personi. Akuza ka mundur të vërtetojë se futbollisti i Slavias së Sofies ka vrarë një person që ka ofenduar femrën, e cila po drejtonte mjetin ku ishte pasagjer vetë mesfushori bullgar, për parkim të gabuar. Futbollisti 25-vjeçar i mori jetën viktimës pas një goditje fatale në kokë, në një krim të kryer në vitin 2013, por ja hodhi paq, pasi gjykata e përshkroi atë si një vrasje për shkak të neglizhencës. Baldzhiyski dhe një tjetër pasagjer mashkull sulmuan viktimën 35-vjeçare jashtë makinës pasi ai kritikoi femrën që drejtonte makinën, për mënyrën e gabuar me të cilën kishte parkuar pranë një kazinoje, pas një ndeshje në Sofie, mes Partizanit të Beogradit dhe kampionëve të Bullgarisë, Ludogrets. Baldzhiyski, ish-futbollist i përfaqësueses së Bullgarisë të ekipit U-21, u dënua bazuar në pamjet filmike që kishin xhiruar momentin e aksidentit. Fillimisht, shtatë herë kampioni i Bullgarisë me Slavian, Baldzhiyski, pas sulmit rrezikoi deri në 20 vjet heqje lirie. Prokurorët fillimisht kërkuan që ndaj Baldzhiyski të merrej masa e ndalimit me burgim, por futbollisti vijoi të luajë për disa klube të ndryshme në Bullgari, deri në shkurt të këtij viti, kur u ribashkua me Slavian. Tashmë, sipas vendimit të gjykatës, ai do të duhet të paguajë një shumë prej 100,000 levs ($57,123) familjarëve të viktimës, në formë zhdëmtimit. Baldzhiyski mund të apelojë vendimin e gjykatës brenda 15 ditësh. Nga ana tjetër, Slavia, e cila pas gjashtë ndeshjesh, renditet në vendin e 10-të të klasifikimit, deklaroi se do të publikonte një deklaratë për mediat, pas vendimit final të gjykatës, sipas të cilës, Baldzhiyski nuk do të përfshihet në ekip për ndeshjen e radhës ndaj Ludogorets, të shtunën.
Vrau një person, 7 herë kampioni dënohet me 4 vjet burg
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Trump: Armiqësitë me Iranin kanë përfunduar!
Çfarë ndodhi mes Adit dhe Mozës? Arbana: Nëse je ndjerë e dhunuar, ai djali del jashtë
“Më parë lyhet gruaja, pastaj shtëpia”, Ola debaton me Sarën për punët e fermës: Primare kam veten!
Gimbo zbulon detaje nga takimi i Selin me mamanë e tij: Çika është duke u bërë gati…





