Eden Hazard është rikthyer për të diskutuar sërish impaktin e trajnerit Antonio Conte tek skuadra e Chelseat. Ylli i bluve të Londrës ka vlerësuar punën e teknikut italian me pesë herë kampionët e Anglisë.“Është një trajner i madh, njeri mbi të gjitha. Ai ka pasion për punën që bën. Ai jep gjithçka në stol dhe ne japim gjithçka në fushë. Është njeri i madh. Përpiqet të flasë shumë me lojtarët dhe jemi të lumtur që kemi mundësi të punojmë me të”, tha ai.Conte tashmë njihet për pasionin e tij në stol dhe Hazard e ka quajtur italianin të çmendur. “Gjatë ndeshjes mundohem të jem i përqendruar, por kur shoh ndeshjet të nesërmen e shoh atë dhe mendoj se është pak i çmendur”, tha me shaka ai.
Hazard: Conte është i çmendur
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimin në Polici
20 vite diferencë në moshë, vajza e Brigitte Macron konfirmon lidhjen e re me një student 22-vjeçar
Shqipëria humbet vendin e parë në Europë për rritjen e net-qëndrimeve turistike
Situatë kritike me zjarrin në Ulëz të Matit/ Flakët i afrohen banesave, pritet evakuimi i disa familjeve





