Mbrëmja e sotme e "Dance with me" duket se nuk ka nisur dhe aq mirë, kjo për shkak të një debati midis Alketës dhe Robertit. Pas kërcimit të Xum Allushit dhe Fjolla Morinës, Roberti u tregua mjaft kritik ndaj kësaj performance, duke e quajtur karikaturë.

Përveç kësaj, ai për të dytën herë ngriti zërin kundër pseudo artistëve, të cilët përdorin spektakle apo rrjetet sociale për t'u bërë të famshëm. Ndërkohë nuk kanë munguar as ironitë e Alketës, e cila nuk ka duruar akuzën e Robertit dhe ka thënë se këta pseudo artistë mund t'i gjesh në youtube ose në rrjetet sociale, por jo në spektaklet e saj.

Menjëherë ka ndërhyrë edhe Xum Allushi, i cili e ka pyetur Robertin se ku e kishte lënë rakinë se deri pak më parë ishte mirë. E gjithë salla ka shpërthyer në brohorima, ndërsa Roberti nga ana tjetër po mundohej të sqaronte se ishte keqkuptuar.