Tabloidi britanik "Daily Mail" ka publikuar ditën e së hënës një video shokuese që tregon momentin kur një grua hakmerret ndaj të dashurit të saj tradhëtar.
Pamjet e filmuara në Meksiko tregojnë irritimin dhe revoltimin e saj kur shikon se ai është me një grua tjetër. Në këtë moment ajo vendos të përplasë makinën e saj me makinën e gruas tjetër duke e zhvendosur atë pranë murit.
Sipas mediave lokale, ajo çka e rëndon situatën është fakti që në makinë sebashku me të ishin dhe bashkëshorti si dhë fëmijët, të cilët nuk mundën të hapnin dyert dhe të dilnin. Ishte një kalimtar ai që filmoi pamjet si dhe tregoi ngjarjen e rëndë pranë autoriteteve policore.





