Një aksident i ka marrë jetën një 52-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, në rrugën Levan-Rrethfik.

Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur Bari Selami, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Sipas informacioneve, mjeti tip “Fiat” me targa AA 254 JC, që ai drejtonte, ka dalë nga rruga duke u përplasur më pas me një shtyllë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.