Ishte folur shumë për ndarjen e saj nga Roberti, por këngëtarja Nora Istrefi, nuk kishte reaguar fare për të mohuar lajmet.

Por kur bëhet fjalë për akuzat rreth kopjimit të veshjës, shpërthen Nora!

Mediat kishin shkruar gjatë ditës së djeshme, se Nora ka kopjuar veshjen nga Kim Kardashian. Por këngëtarja shqiptare përmes një postimi në rrjetet sociale ka mohuar akzuat, transmeton Magazina.al

Ajo ka akuzuar mediat se po merren me gjëra të kota, ndërsa nuk flasin për sukseset e artistëve.

Ky është reagimi i plot i Nora Istrefit:

Këto foto jane realizuar mbreme ne Arena Club ne Tirane ne oren 2 pas mesnate. Sa erdha ne shtepi pashe ca portale qe kishin shkruar per ngjashmerine e veshjes sime me veshjen e Kim K, qe edhe ajo kishte pase nje veshje te tille po ashtu mbreme. A thua vallë pasna pas pa anderr se qka do veshe ajo dhe e realizova me shpejtesi. Me falni allahile per nje “mekat te tille”. Marre duhet me ju ardhe me kto shkrime t’kota. Ne kete krize ne vend se te ceket qe mbreme ishte nje koncert me nje atmosfere, ku ishin te pranishem 1500 njerez, ne qender te Tiranes,ju mezi pritni me kritiku e me qite sa ma keq nje artiste shqiptare. Bravo veq perpara, lavderoni te huajt qe kane milionat. Heren tjeter thirrni ata te shohim qysh pi mbani emisionet.