Policia italiane ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë, pasi kishin kultivuar një plantacion me marijuanë në zemër të rajonit të Bazilikatës në Itali.
Gabriel Gjika 27 vjeç e Lambert Dinaj 19 vjeç, janë arrestuar nga policia e Materës nën akuzën e kultivimit në sasi të mëdha të lëndës narkotike, të tipit kanabis sativa.
Shqiptarët kishin kultivuar rreth 4 mijë bimë kanabis, në territorin e komunës Metaponto di Bernalda, në provincën e Materas, në rajonin e Bazilikatës.
Dy të rinjtë jetonin në një tendë në afërsi të plantacionit të drogës e kishin mbërritur vetëm pak kohë më parë në Itali. Ata u arrestuan në flagrancë gjatë natës, ndërsa po punonin plantacionin.
Sipas autoriteteve italiane plantacioni i drogës kishte në zotërim një sistem të vërtet ujitje e janë sekuestruar instrumente pune për rritjen e kultivimin e lëndës narkotike.





