Chris Smalling pati nevojë për shoqërimin e policisë për të kapur avionin që do të kthente skuadrën e Manchester United nga Roterdami në Angli. Mbrojtësi u vonua së tepërmi në fund të ndeshjes së Europa League gjatë kontrollit anti-doping, sepse organizimi i tij vuajti në urinimin e nevojshëm për të mbushur provëzat që kontrollohen nga inspektorët shëndetësor të UEFA. Manchester United u mposht 1-0 nga Feyenoord, të enjten në mbrëmje. Trajneri Jose Mourinho dhe pjesa tjetër u skuadrës e lanë Smalling në stadiumin “De Kuip” dhe u nisën për në aeroport, pasi mbrojtësi, ndryshe nga shoku tjetër Ander Herrara, nuk po urinonte! Kjo gjë është e përhapur mes futbollistëve në fund të ndeshjes dhe është një problem i njohur më parë si pasojë e dehidratimit në fushën e lojës. Megjithatë, pjesa tjetër e ekipit u nis përpara dhe vetëm me ndihmën e eskortës së policisë, që e shoqëroi në trafik, Smalling arriti në kohë ekipin përpara se fluturonte për në Angli.
Lojtari i Mancester United shoqërohet nga policia në aeroport!
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Vëllai godet me sëpatë vëllain në Korçë, arrestohet pak minuta pas ngjarjes
Pas tensioneve, protesta zhvendoset në bulevard, Rama largohet nga Kryeministria
Rama në krah të Merz pas incidentit me dron: Akt agresioni rus kundër Gjermanisë
Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe dronë në Lindjen e Mesme





