Teuta-Partizani 0-2
34′ Atanda, 77′ Ekuban
Teuta: Moçka, E. Hoxha (Rashica 83′), Shkalla, Kotobelli, Hila, Hodo, Gripshi, Tarik, Musta (Çyrbja 65′), Lamçja, Bangal (Magani 73′).
Tr: Çezare Bexhi
Partizani: Hoxha, Fejzullahi (Vila 57′), Krasniqi, Atanda, Kalari, Bertoni, Fili (Bardhi 71′), Batha, Trashi, Torasa (Jaupaj 76′), Ekuban.
Tr: Adolfo Sormani
KV: Hila, Hodo / Bertoni, Fili
Gjyqtar: Emirjon Sino
Skuadra e Partizanit është rikthyer te fitorja, pasi ka triumfuar sot në Durrës përballë Teutës, me rezultatin 2-0. Një fitore e vendosur nga dy afrikanët e të kuqve, të cilët kanë realizuar përkatësisht në secilën pjesë të lojës. Përkatësisht Atanda ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 34’, duke kaluar Partizanin në avantazh, ndërsa Ekuban ka dyfishuar shifrat në minutën e 77’. Nga ana tjetër, skuadra e Teutës, kishte shanset e saj për të shënuar, por me realizimin e golit të dytë nga të kuqtë, skuadra durrsake është dorëzuar, duke qëndruar në fund të klasifikimit me vetëm 1 pikë, po aq sa Korabi debutues. Tashmë Partizani, me dy fitore dhe një barazim në tre javë ndjek Skënderbeun, që kryeson klasifikimin me pikë të plota. Pjesa e parë – Ka nisur me jo pak ritëm sfida mes Teutës dhe Partizanit, me të dy ekipet në kërkim të golave, fitores dhe tre pikëve shumë të rëndësishme për pozicionet respektive dhe objektivat. Një duel që pavarësisht tentativave, u vendos që në minutën e 34’, duke folur në favor të të kuqve nga kryeqyteti. Atanda ka zhbllokuar rezultatin duke kaluar Partizanin në avantazh, ndonëse deri në atë minutë, ishin disa rastet në favor të durrsakëve. Pavarësisht disavantazhit, ekipi i Teutës ka vijuar të kërkojë golin e barazimit, por finalizimet e Mustës e Lamçes nuk kanë qenë të sakta. Pjesa e dytë- I favorizuar nga avantazhi, skuadra e Partizanit ka synuar administrimin e rezultatit, ndërkohë që nga ana tjetër, durrsakët kanë qenë më agresivë në fazën ofensive, por pa mundur dot të finalizojnë. Falë qetësisë, por edhe kualiteteve, të kuqtë kanë mundur të dyfishojnë rezultatin në minutën e 77’ me Ekuban, i cili në qendër të zonës durrësake, ka dërguar topin në rrjetë, për të dyfishuar rezultatin, duke siguruar fitoren e rëndësishme të të kuqve.





