Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit, Etrit Berisha, ka përjetuar një debutim shumë larg pozitives në takimin e tij të parë me Atalantën në Serinë A. Trajneri Gasperini i kishte besuar atij vendin e titullarit në transfertën e sotme ndaj Kaljarit, por çdo gjë shkoi keq për Berishën duke qenë se Atalanta u mposht me rezultatin 3-0.

Paraqitja e portierit shqiptar la disi për të dëshiruar, pasi në të tre golat e pësuar nga Atalanta ai mund të kishte bërë diçka më shumë.

Me këtë humbje Atalanta mbetet në kuotën e 3 pikëve në 4 ndeshje duke u renditur në vendin e 18- të, që i përket zonës së rënies në Serinë B.

Mbetet për t’u parë nëqoftëse paraqitja e sotme e Berishës do të ndikojë në besimin që trajneri Gasperini ka ndaj tij, edhe pse cilësitë që ai zotëron nuk vihen në diskutim pasi çdo futbollisti i ndodh që të ketë edhe ndeshje të dobëta, percjell. /Panorama Sport/