Efektivët e policisë së Durrësit kanë vënë në pranga një 53- vjeçar, pasi është kapur në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.    

Sipas të dhënave zyrtare në lagjen nr. 17/1,  Durrës,  është kapur nga shërbimet e policisë rrugore shetasi R.F, duke drejtuar mjetin tip Nisan me targa AA 354 ED, nën ndikimin e alkoolit në masën 0.92 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën e penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.

Ndërkohë specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak bënë të mundur ndalimin e shtetasit me iniciale H. T. 41 vjeç, banues në Shijak.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 20 ditë burg për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.