Të rinjtë që u drejtuan për  të ndjekur studimet në universitet dhe nuk fituan dot në asnjë degë të drejtën e studimit, bëjnë përgjegjës për këtë situatë edhe mësuesit e gjimnazeve ku ata kanë studiuar. Nëse mësuesit e gjimnanzeve që shpërndanë udhëzimin e Ministrisë së Arsimit do të ishin njohur sa e siç duhet, nxënësit me mesatare të lartë  nuk do të kishin mbetur jashtë univerisiteve këtë vit.

Në univeristetin “Aleksandër Mosisu”, të Durrësit, ankesat zyratre janë të pakta, por të rinjtë që po regjistrohen këto ditë si fitues që në fazën e parë deklarojnë se jashtë dyerve të universitetit kanë mbetur shokët e tye me mesatare shumë të lartë.

Një ish- gjimnaziste e cila ka përfunduar me mesatre 8, tre vitet e gjimanzit në “Olsi Lasko”, me notë mesatare 10 lëndën e Anglishtes edhe ku konkuroi, nuk ka fituar në asnjë degë. E dëshpëruar për këtë që ka ndodhur, vajza i drejtohet universitetit se ndoshta mund të ketë një mundësi në raundin e dytë për t’u regjistruar.

“Faji ka qenë që në gjimnaz, mësuesit të paditur, po ashtu edhe ne dhe mbetemi pa shkollë”,- pohon vjza.  

Shefi i It-së Universitet përllogarit pikët, për çdo ankesë që kanë studentët, që prej grupit të lëndëve dhe notës mesatare të maturës shtetërore dhe të gjimnazit.

K.H.