Një grua ka përfunduar në Spitalin e Traumës e plagosur me thikë në bark. 50-vjeçarja Resmie Osmani, ka pasur disa plagë thikë në bark dhe nga të dhënat paraprake mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Vajzat e saj të cilat e kanë shoqëruar edhe në spital, kanë deklaruar për policinë se ngjarja ka qenë aksidentale, por grupi hetimor i ngritur për këtë rast dyshon se është një krim i qëllimshëm.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muhamed Deliu” në banesën e të plagosurës, në kryeqytet. Nuk ka ende persona të dyshuar dhe policia po punon për sqarimin e rrethanave.