Pas largimit 12 ditor nga shtëpia, Policia e Durrësit ka bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e një 16 vjeçari nga qyteti bregdetar.
Adoleshenti ishte larguar nga shtëpia, që në datë 6 shtator, largim që ishte denoncuar një ditë më vonë pranë komisariatit të policisë nga nëna e 16 vjeçarit S.M.
E alarmuar nga mos ardhja e të birit në shtëpi, 41 vjeçarja L.M. ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e tij.
Nga burime policore mësohet se “nga deklarimet e dhëna para Oficerit të Policisë Gjyqësore shtetasi S.M deklaron se ishte larguar me dëshirë nga banesa”.





