Një tragjedi e vërtetë është konsumuar dje në shtetin e Telangana-s, në Indi. 5 studentë të inxhinierisë janë mbytur për shkak të një selfie.
Siç bëjnë të ditur mediet indiane, një grup studentësh kishin shkuar në liqenin artificial të Dharmasagarit për të kaluar një ditë të këndshme.
Në një moment, njëra nga vajzat është ngritur për të bërë një foto mbi shkëmbinj. Por fatkeqësisht ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në ujë.
4 shokë të saj u hodhën për ta ndihmuar, por për shkak të aftësive të pakta në të notuar humbën jetën të gjithë. U deshën disa orë që polumbarët të nxirrnin nga uji trupat e 2 femrave dhe 3 meshkujve.
Gjatë vitit 2015, në të gjithë botën kanë humbur jetën 27 persona duke bërë selfie, dhe nga këta gjysma ishin nga India.





