Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës edhe gjatë kësaj jave kanë vijuar zbatimin e planit të masave, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugë.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar këshillimit, por edhe marrjes sw masave administrative ndaj drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve në vendosjen e rripit të sigurimit, zbatimin e nenit 170/1 të Kodit Rrugor.
Pjesa më e madhe e drejtuesve të mjeteve janë këshilluar në respektimin e rregullave të qarkullimit, ndërsa për shkelje të rënda të Kodit Rrugor dhe Kodit Penal janë marrë masat si më poshtë vijojnë:
• janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur;
• janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi;
• janë pezulluar 22 leje drejtimi për tejkalim shpejtësie dhe 12 leje drejtimi për drejtim mjeti në gjendje te dehur.
Gjatë kësaj jave, efektivët e Rrugores kanë vendosur 1 680 masa administrative, nga këto:
• 123 për tejkalim shpejtësie dhe parakalim të gabuar;
• 740 për mungesë të rripit të sigurimit; neni 170/1 Kodit Penal;
• 27 për mungesë të kaskës mbrojtëse;
• 185 për parkime te gabuara dhe
• pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të normave të Kodit Rrugor.
Drejtoria Vendore e Policisë së Qarkut Durrës do vijojë kontrollet edhe në ditët në vazhdim dhe kërkon bashkëpunimin e të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe Kodin Penal, pasi nuk do të ketë asnjë tolerim dhe do të përgjigjet para ligjit çdo shkelës.
K.H.





