Dy reperat, Noizy dhe Cozman ishin kryefjala e lajmeve në mediet rozë e jo vetëm javën e kaluar. Grindja mes tyre dhe konflikti i armatosur në qendër të Prishtinës rrëmbeu vëmendjen e shtypit dhe fansave të të dy grupeve rivale.

Në konflikt mbeti i plagosur Noizy, ndërsa Cozman do të përballet me akuzat.

Mirëpo, ajo që të dy reperat bënë pas përplasje ishte një veprim aspak i zakontë. Ndërkohë që Noizy vendosi të mos ndjekë asnjë nga ndjekësit e tij në Instagram, Cozman vendosi ta mbyllte për një kohë të pacaktuar llogarinë e tij.

Komentet, pyetjet, por edhe fyerjet duket se i kanë bezdisur deri aty sa kanë ndërmarrë dhe masa të tilla.