Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje te vendi i quajtur si “Ura e Gjolës” në rrugën Tirane-Fushë-Krujë.
Dy automjete janë përplasur në këtë aks, dhe njëri prej tyre ka përfunduar në kanal. Burimet thonë se tre persona janë plagosur rëndë nga aksidenti dhe janë në spital.
Ende nuk dihen shkaqet, por besohet se aksidenti mund të ketë ardhur nga moti i keq. Policia vijon hetimet.





