“Sot ne karvanin e gjat ne pritje per te bere letrat e makines ne shkozet durres nje tmer i vertet”.
Ky është komenti që shoqëron videon e filmuar paraditen e sotme nga një qytetare durrsake në pikën e Kolaudimit të Mjeteve në Shkozet.
Në videon e publikuar duket mjaft qartë kaosi që mbizotëron aty.
Dhjetëra mjete të vendosura në mënyrë kaotike në një rradhë, që duket se nuk do të marrë fund. Automjete të vendosura nga të gjitha anët, në tentativë për të gjetur një vend nga të depërtojnë më shpejt pranë pikës së kontrollit.
E meqë aty nuk duket asnjë nga punonjësit e institucionit, qytetarët kontribuojnë për ta bërë edhe më kaotike gjendjen e krijuar.
Komentuesit shprehen se aty "të ikën e gjithë dita". Dhe e njëjta situatë përsëritet çdo ditë duke u shtuar edhe më shumë hallet qytetarëve që paraqiten për të kontrolluar makinën.
Me pak fjalë, kur të shkoni të bëni kolaudimin e mjetit, merrni bukë e ujë me vete, sepse pritja do të jetë goxha e gjatë.





