Një i ri nga Londra ka refuzuar t’i ndiqte urdhrat e oficerit të policisë për të dalë nga makina duke e detyruar këtë të fundit t’ia thyejë xhamin e përparmë të makinës.
E xhiruar nga një person brenda makinës, videoja e këtij incidenti është bërë hit në Twitter dhe rrjetet e tjera sociale, shkruan Mirror.
Edhe pse ende nuk është tamam e qartë se ku apo kur është xhiruar kjo video, mendohet se ka ndodhur në Londër së fundmi.
Në pamjet filmike duket polici që i bërtet personit që ndodhet në makinë dhe godet disa herë me rradhë xhamin e automjetit.
Ndiqni videon:





