“E dimë të gjithë që asaj i pëlqen të shkojë me shqiptarët”. “E ka kërkuar vetë”, “E provokoi”, “Po kush është kjo k…”, janë disa nga fyerjet më të “sjellshme” kundrejt 17-vjeçares italiane, të përdhunuar në tualetin e një diskoje në Rimini, në muajin maj.

Këto komente janë shfaqur që prej së mërkurës në profilet në Facebook të disa prej mikeshave të 17-vjeçares, të cilat ishin ato që filmuan momentin e përdhunimit dhe e shpërndanë në rrjet.

Sipas autoriteteve italiane të hetimit, 17-vjeçarja ka qenë e dehur kur është përdhunuar, ndërsa shoqet e saj, nuk kanë ndërhyrë për të ndaluar aktin, por e kanë filmuar përmes një celulari. Më pas, video është shpërndarë në Whatsapp.

Mësohet se adoleshentja është larguar nga qyteti i saj i lindjes për të qëndruar larg komenteve, në tentativë për të harruar këtë ngjarje të hidhur për të.

Siç raportojnë mediet italiane, vajza e re i trembet faktit se mund të shohë sërish shqiptarin, që udhtroi dhunë seksuale ndaj saj, në një moment kur ajo ishte e pandërgjegjshme.