Mesfushori i njohur Bastian Schweinsteiger, u martua këtë verë me tenisten serbe Ana Ivanoviç. Por, serbja ka një marrëveshje me sponsorët e saj se duhet të jetë aktive në tenis deri në moshën 30-vjeçare. Ndaj, për të mos humbur 7 milionë euro, Bastian Shvajni nuk duhet që ta lërë shtatzëne tenisten.
Këtë e kanë zbuluar mediat serbe, të cilët shprehen se obligimi i vetëm i saj në këtë moment duhet të jetë sporti dhe jo krijimi i familjes, pasi sponsorët do të largoheshin dhe ajo do të humbiste 7 milionë euro. Kjo do të thotë që Schweinsteiger duhet të ketë kujdes në marrëdhëniet me tenisten serbe.





