Policia e Tiranës ka referuar materialet në Prokurori për dy mjekë dhe një infermiere, pas kallëzimit të familjarëve në lidhje me ngjarjen tragjike të së premtes, kur humbi jetën nëna dhe foshnja e saj në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Dy mjekët dhe infermierja akuzohen për mjekim të pakujdesshëm në lidhje me pacienten 35-vjeçare Aida Cajka.
Familjarët e së ndjerës akuzuan shërbimin spitalor, mungesën e mjekëve dhe mos kryejen e ekzaminimeve përkatëse.
Ndërsa Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë zyrtare tha se viktima humbi jetën nga një hemorragji masive në regjionin e shpretkës.





