Lëkundje tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Elbasan.
Sipas të dhënave të sizmiologëve, epiqendra e tërmetit me magnitudë 2.8 ballë ishte pikërisht në qytetin e Elbasanit.
Nga informacionet paraprake, nga ky tërmet nuk ka persona të lënduar apo dëme materiale.
Kohët e fundit edhe Maqedonia fqinje është tronditur nga tërmetet, më i forti me magnitudë 5,2 ballë, i pasuar nga më shumë se 16 tërmete të tjerë që nga 11 shtatori. Përveç panikut e dëmeve materiale nga tërmeti janë lënduar edhe dhjetëra persona.





