Një person Struga është arrestuar nga policia kufitare e Qafë Thanës pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.
Isen Murtishi, 34 vjeç, u arrestua pasi gjatë patrullimit të kufirit të gjelbër, në dalje të Republikës së Shqipërisë, te vendi i quajtur “Pusi” në afërsi të kufirit maqedonas, u kap me 92,5 gramë kokainë.
Arrestimi i 34-vjeçarit u bë nga Policia Kufitare e Qafë-Thanës, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP-Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i Narkotikëve, ngelur në tentativë”.





