Një elektricist ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa ishte duke punuar në një shtyllë të tensionit të lartë.
Ngjarja është shënuar në Korçë, në lagjen numër 1 të qytetit dhe sipas informacioneve të para mësohet se elektricisti ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Korçës.
Mësohet se ai ka pësuar dëme të shumta dhe kanë qenë kalimtarët ata që duke parë skenën njoftuar me urgjencë policinë dhe ambulancën.





