Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PS-së Fatos Nano, i ka bërë një dedikim pikant pasardhësit të tij dhe kreut aktual të qeverisë, Edi Ramës.

 “U rrit djali u bë burrë, siç thotë edhe populli..
U rrite, u poqe… por prapë dorë nuk hoqe…

Kështu shkruan në “Facebook” Nanoja krahas kësaj fotoje shumë të vjetër nga një podium në kohën kur ai ka qenë kryeministër dhe Edi Rama ministër i tij i Kulturës.

Në këtë foto në mes të ish-kryeministrit Nano dhe vartësit të tij, që më pas do t’ia merrte të gjitha, është edhe një fëmijë i vogël me qeleshe.

Edhe pse Nano vazhdimin e fjalës së urtë popullore, për të përshkruar ata që nuk ndryshojnë gjithë jetën e ka lënë me nënkuptim, kanë qenë komentuesit e shumtë që e kanë ndihmuar duke e plotësuar togfjalëshin me fjalën që duhet: U rrite, u poqe… por prapë dore nuk hoqe…ngele k..e!