Pemë të rrëzuara, trafik i bllokuar, shi i rrëmbyer. Kjo ishte panorama e sotme në kryeqytetin italian Romë, ku u desh ndërhyrja e më shumë se 100 zjarrfikësve në terren, për të normalizuar disi situatën.
Siç shihet qartë edhe nga fotot e publikuara nga mediet italiane, pemët e rrëzuara si pasojë e erës së fortë kanë bllokuar shumë rrugë në pjesën veriore të qytetit.
Ndërkohë mësohet se 4 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e rrëzimit të një peme.
Shirat e rrëmbyer më pas nuk kanë bërë gjë tjetër veçse e kanë përkeqësuar edhe më shumë situatën, duke shkaktuar rradhë të gjata dhe bllokim trafiku.





