Nuk kanë kaluar pa u komentuar fotografitë e ditës së djeshme që Luana Vjollca publikoi në profilin e saj në Snapchat.
Në to shfaqej prezantuesja e njohur duke lexuar një libër, gjë që sipas ndjekësve shërbeu si pretekst për ta kritikuar.
Kjo sepse dukej sikur libri ishte mbrapsht.
Një gjë e tillë duket se e ka revoltuar Luanën, e cila të premten ka publikuar sërish të njëjtat fotografi duke theksuar se libri është pozicionuar në rregull.
“Nuk e di a është dashakeqësi apo jeni injorantë? Për ata që nuk shohin mirë”, shkruan Luana në fotografitë që ka postuar.





