Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, se tentuan të fshihnin ngecjen e avionit në Ishëm, dhe shprehet i bindur se avioni që ra në Ishëm do të shërbente për transportimin e drogës, për llogari të njerëzve të lidhur me pushtetin.
Duke iu referuar burimeve të tij policore, Berisha deklaron se në telefonin e pilotit italian Guido Guidi janë gjetur numra të zyrtarëve të lartë të qeverisë.
Në një status në faqen e tij në “Facebook”, Berisha zbulon se ish-ministri Flamur Noka, i cili informoi publikun nga parlamenti për ngecjen e avionit, u informua nga punonjës të ndershëm të policisë së Durrësit.





