Paolo Di Kanio mbetet një personazh që ngjall debate, ashtu si bënte vite më parë, kur luante futboll, sidomos kur luante te Lacio, ku mbetet një idhull. Ish-sulmuesi i njohur nisi punë këto ditë te Sky Sport, duke drejtuar emisionin "Di Canio Premier Show", por aventura e tij e re televizive zgjati shumë pak. Gjithçka për faj të një tatuazhi, sepse Di Kanio u shfaq para kamerave duke treguar krahët plot tatuazhe, por njëri prej tyre nderonte Benito Musolinin, Duçen, duke shkruar “Dux”, që do të thotë Duçe në latinisht (udhëheqës, prijës). Problemi është se nderimi ndaj fashizmit është krim në Itali dhe kanë ngritur krye shumë njerëz, edhe komuniteti hebraik, ndaj Sky është vënë në siklet. Për pasojë, rrjeti televiziv ka vendosur ta ndërpresë bashkëpunimin me Di Kanion, duke e justifikuar me debatet dhe polemikat që ka ngjallur kjo histori, edhe pse e ka vlerësuar bashkëpunimin me Di Kanion, si një profesionist dhe njohës i mirë i futbollit.
Tatuazhi pushon nga puna Di Kanion
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Ma kishin bërë copë”/ Rrëfimi tronditës i mamasë së njërit prej fëmijëve që humbi jetën në Durrës
Njollat kafe nuk vijnë vetëm nga dielli/ 5 gabimet e përditshme që po dëmtojnë lëkurën tuaj pa e kuptuar
Ofendoi rëndë Mimoza Ahmeti/ Nëna e Adionit kërkon falje në emër të së birit: Ai është agravuar tepër…
Bedrie (Shpuza) Bebeziqi, një pioniere e arsimit durrsak





