Pas ndeshjes kundër skuadrës së Reggiana, futbollistët e Catania kanë gjetur një surprizë të hidhur. Dikush, ka hyrë në dhomat e zhveshjes së stadiumit “Granillo”, duke i vjedhur të gjitha gjërat me vlerë si celularët, portofolët, orat, etj, të cilat ata i kishin lënë atje, përpara se të fillonte ndeshja e vlefshme për Lega Pro, kategoria e tretë në Itali. Sipas asaj që bën të ditur shtypi vendas, keqbërësit kanë hyrë nga një dritare e vogël dhe kanë marrë gjithçka që ishte e vlefshme në dhomën ku ishte ndërruar futbollistët siçilianë. Futbollistët kanë bërë denoncim për ngjarjen në policinë e qytetit të Reggio Calabria, në Kalabri, teksa mes atyre që ishin “goditur” më shumë nga një vlefshme ishte kapiteni Marco Biagianti, që mbante me vete një orë floriri dhe unazën e martesës, krahas 3300 eurove.
Ndodh në Itali, plaçkiten lojtarët e Catania- s !!!
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Përndoqi 21-vjeçaren nëpërmjet rrjeteve sociale, shpallet në kërkim i riu
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve! Ja sa do shihen nafta dhe benzina
Operacioni anti-drogë në Elbasan, Policia jep detaje
Durrësi mirëpriti 360 motorë Vespa dhe qindra admirues të kësaj marke





