Pak çaste pas përfundimit të emisionit “Opinion”, gazetari Artan Hoxha është ndaluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me arysen për nxjerje të sekretit shtetëror.

Gjatë emisionit, gazetari Artan Hoxha bëri me dije se piloti italian Guido Guidi ka pranuar para prokurorive se “kishte ardhur për të provuar nëse funksionon pista në Ishëm dhe pas kthimit në Itali, do të transportonte 200 kg drogë me avion”.

Gazetari Hoxha është shoqëruar nga vetë drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, për në ambientet e Prokurorisë, ku u mor në pyetje.

Ai u la i lirë në orën 3 të mengjesit pasi iu sekuestruan dy telefona celularë.

Nga ana tjetër, “News24” raporton se piloti italian është lënë i lirë pasi ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit dhe tashmë do të hetohet në gjendje të lirë. Mësohet se 69-vjeçari ka treguar emrat e shqiptarëve të lidhur me trafikun e drogës që ai do të kryente drejt Italisë.