Prej disa muajsh, së bashku me bashkëshorten, Sinan Hoxha është bërë prind.

Gjatë kësaj kohe këngëtari dhe gruaja e tij Andrra nuk e kanë fshehur gëzimin e madh që u ka falur djali i tyre.

E pikërisht kënaqësinë e tij, Sinani e ka ndarë edhe me fansat në Instagram duke postuar një foto të tij me djalin, ku komentet dhe like janë të pafundme.

Shumica e kanë uruar Sinanin për vogëlushin bukurosh, ndërkohë vetë këngëtari e quan atë “Mrekulli e zotit”.