Armando Sadiku ka kaluar Zurichun në epërsi kundër Villarealit
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku ka shënuar supergol në ndeshjen që po zhvillohet kundër Villarealit në Europa League.
Sadiku ka shënuar gol që në minutën e dytë, duke shënuar nga rreth 25 metra.
Në këtë ndeshje nga fillimi për Zurichun është duke luajtur edhe futbollisti tjetër i Kombëtares, Burim Kukeli.





