Babai i saj ishte një kriminelëve më brutalë që ka njohur bota, i vrarë nga një breshëri plumbash përpara se të përballej me tribunalin e OKB për krime lufte.

Por tani vajza e liderit paraushtarak serb, Arkan, po bëhet e famshme për shkak të jetës luksoze.

Anastasija Raznatoviç, 18 vjeç, jeton si Kim Kardashian.

Babai i saj ishte i famshëm si grabitës bankash dhe si themelues i Tigrave të Arkanit, një njësi paraushtarake gjakatare.

Ai kishte grumbulluar shumë pasuri përpara se të vritej në janar të vitit 2000.

Nëna e Anastasijas është këngëtarja e njohur serbe, Ceca.

Anastasija festoi ditëlindjen e 18-të në një ceremoni luksoze në Beograd.

Arkani dhe Ceca u martuan në vitin 1995, në një dasmë përrallore.

E përditshmja Daily Mail, teksa boton fotot nga jeta luksoze e adoleshentes, pyet se nga i vijnë kaq shumë para.