Është liruar pas 48 orësh qëndrimi në paraburgim, këngëtari Cozman, i cili u përfshi në një konflikt të armatosur me rivalin e tij, Noizy-n, në Prishtinë.

Anëtari i Babastars është lënë i lirë pas qëndrimit 48 orë në paraburgim, për shkak të pjesëmarrjes në përleshjen me Noizy-n.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i Cozman, Asdren Hoxha.

Dy këngëtarët u konfliktuan pas një rivaliteti dhe armiqësie të hershme mes të dyve. Ajo që e acaroi konfliktin ishte deklarata e Noizy-t në studion e Arjan Çanit se “Cozman i ngjante me një gocë”.