Dy spektatorë në kinema nuk arrijnë të përballojnë skenat mjaft të frikshme të një filmi horror dhe humbin ndjenjat në sallë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë shfaqjes së filmit Raw, i prezantuar në muajin maj në Festivalin e Kanës.

Tashmë filmi ishte pjesëmarrës në Festivalin e Filmit në Toronto, ku ndodhi edhe ngjarja e pakëndshme.

Njëri prej spektatorëve nisi të villte pa ndalim, derisa humbi ndjenjat, ndërsa një tjetre i ra të fikët.

Filmi është xhiruar nga regjisorja franceze Julia Ducournau, dhe flet për një vegjetariane, Justine, që do të bëhet veterinere.

Ajo merr pjesë në disa rite për t’u pranuar në shkollë. Justine kthehet në një personazh agresiv dhe me instikte kanibaleske.