Lionel Messi thyen një tjetër rekord. Një ndër primatet e paktë që kanë mbetur për t’u kaluar nga ylli i Barcelonës dhe Argjentinës. Falë tre golave të realizuar në ndeshjen e parë të Champions League, ku katalanët shkatërruan Celtic, 29-vjeçari vendosi një tjetër rekord personal.Sulmuesi arriti në kuotën e pabesueshme të 515 golave zyrtarë, të gjithë të shënuar me fanellat e Barcelonës dhe përfaqësueses së Argjentinës. Shifra yjore, për lojtarin që cilësohet si një prej më të mirëve në historinë e futbollit. Me ecurinë e jashtëzakonshme, ai kaloi një legjendë si Di Stefano, në kuotën e 514 golave dhe kjo e ka bërë Lionel Messin golashënuesin më të mirë argjentinas të të gjitha kohërave. Më të shkëputur në klasifikimin special janë emra si Batistuta me 356 gola dhe Diego Armando Maradona në kuotën 354. Diferenca është që rekordi i Messit do të vazhdojë të rritet, edhe sepse ylli i Barcelonës ka ende disa vjet karrierë në nivelet më të larta.
Leo Messi kalon legjendën Di Stefano
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Tre persona vdiqën nga hantavirusi, OBSH: Rreziku për popullatën e gjerë mbetet i ulët
Goditet tjetër vatër bastesh ilegale në Tiranë, arrestohet administratori
Icon Magazine: Shqipëria, një nga 7 destinacionet më të bukura
Kolegjet e Bashkuara shpallin vendimin për masat e sigurisë, lehtësohet praktika për ‘arrestin me burg’





