Nëna e Fabio Hilës, 18- vjeçarit të vrarë 2 ditë më parë nga bashkëmoshatari I tij në Pogradec, është zhytur në dëshpërim. Tani ajo është në pritje që autori të marrë dënimin e merituar, në të kundërt shprehet se do të bëjë vetëgjyqësi.
Ja çfarë shkruan ajo në statusin e saj në Facebook“Unë jëm nje nënë si nënat tuaja.. që mu fik drita e syve të vetmin djalë që kisha në moshën kur ëndrrat zë be pjesën më të madhe be jetën e një fëmije të një adoleshenti. Por dora mizore e kriminelit ja mori shpirtin engjëllit tim e vrau mizorisht me plumb në zemër dhe për çfarë. Për një fjalë goje mua mu shua jeta e engjëllit tim. Nëse ju si shtet si polici si qeveri nuk i jepni dënimin që meriton këtij barbari kanibali çnjerëzori dhe që kam besim që do ta bëni, unë nëna e tij i premtova para arkivolit që do t’ja marr shpirtin ashtu si ai bëri me fëmijën dhe engjëllin tim të vetëm . Jeni baballarë keni fëmijë jeni nena e dini shumë mirë çdo të thotë fëmijë dhe duhet të marrë fund nxjerrja e vrasësve me një raport si i paafte mendor o me nje gjykim si minoren…vrasësi është dhe mbetet i tille. Ndaj ju bëj thirrje që të vendosni drejtësi për engjëllin tim që vetëm buzëqeshje dhe mirësi u dhuronte të gjithëve. Duhet të ketë shtet që mos ketë më vetëgjygjësi ! Ky është apeli i një nëne që do drejtesi per dritën e vetme që u shua dhe që jeton vetëm për të vënë në vend gjakun e djalit , engjëllit, ajrit , jetës !
18-vjeçari Fabio Hila u ekzekutua me automatik dy ditë më parë, në një lokal bastesh, pas sherrit për një vajzë me bashkëmoshatarin e tij Fabio Mucollari.





