Humbja në tavolinë me Luksemburgun i kushton Kombëtares kuqezi 3 vende në renditjen e FIFA-s për muajin Shtator. Nga vendi i 37-të, tashmë Shqipëria e sheh veten e pozicionuar e 40-ta në klasifikimin botëror. Fitorja 2-1 ndaj Maqedonisë në ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit 2018 shpërbeu për të kufizuar dëmet, me rënien që rrezikonte të ishte edhe më e madhe.FIFA vendosi që Shqipëria ta humbiste 3-0 në tavolinë miqësoren me Luksemburgun, të luajtur më 29 Mars dhe të fituar 2-0 në fushë nga kuqezinjtë, pasi në fushë u aktivizua edhe Ergys Kaçe, që në miqësoren e mëparshme me Austrinë ishte larguar nga fusha me karton të kuq.Duke u rikthyer te renditja e FIFA-s, është Kosova ajo që shkruajti historinë. Pas dy ndeshjeve të para zyrtare të luajtura nga përfaqësuesja më e re në Europë, ku fitoi 2-0 miqësoren me Ishujt Faroe dhe barazoi 1-1 në Finlandë në sfidën e parë kualifikuese të Kupës së Botës, Kosova pozicionohet në vendin e 168-të. Skuadra e drejtuar nga trajneri Bunjaki ngjiti plot 22 vende, duke qenë e pesta që ka fituar më tepër pozicione gjatë këtij muaji në renditjen e FIFA-s.Përsa i takon kreut, Argjentina mbetet në vendin e parë, e ndjekur nga Belgjika. Gjermania fitoi një vend, duke u klasifikuar e treta, ndërsa vendi i katërt ndahet nga Kolumbia dhe Brazili, me “seleçaon” që ka fituar 5 pozicione. Kili, Portugalia, Franca, Uruguaji dhe Uellsi plotësojnë 10 vendet e para, ndërsa Spanja dhe Italia, kundërshtare të kuqezinjve në grup, kanë humbur 3 pozicione secila dhe renditen përkatësisht në vendet 11 dhe 13 të klasifikimit botëror.
FIFA, Shqipëria humb 3 vende, Kosova shkruan historinë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Vëllai godet me sëpatë vëllain në Korçë, arrestohet pak minuta pas ngjarjes
Pas tensioneve, protesta zhvendoset në bulevard, Rama largohet nga Kryeministria
Rama në krah të Merz pas incidentit me dron: Akt agresioni rus kundër Gjermanisë
Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe dronë në Lindjen e Mesme





