Julian Deda, aktori simpatik i humorit shqiptar, feston sot 35- vjetorin e ditëlindjen.

Në këtë ditë të shënuar, i ati, Zef Deda, I ka dedikuar një status të ndjerë të birit.

“Sot ka ditëlindjen ky djalë i mirë i babës. Julian Deda i mbushi plot 35 vjeç. I mirë i dashtun, korrekt dhe tepër i suksesshëm në punën e tij, familjar i zellshëm…… edhe baba Zef e mama Rozi Deda e urojnë me gjithë zemër jetë të gjatë e të lumtur, suksese të mëtejshme bashkë me familjen e tij të bukur. U bëfsh 135 vjec babush…..”

E ndërkohë, pas këtij postimi edhe Juli i është përgjigjur plot dashuri të atit.

“Faleminderit babi, të dua shumë”, shkruan ai.